Policia arreston një çift i cili thuhet se ishin kujdestar të një vajze 8 vjeçare.
Një çift në Teksas është akuzuar për vrasje pasi dyshohet se kanë detyruar një vajzë 8 vjeçare të kërcente në trampolinë në temperatura shumë të larta.
Policia ka arrestuar Daniel dhe Ashley Schwarz të dy të dyshuar për vrasjen e Jaylin Anne Schwarz më 12 tetorë.
Sipas një hetimi më 29 gusht është zbuluar se vajza 8 vjeçare Jaylin nuk ishte lejuar të hante mëngjes dhe është detyruar me forcë që të kërcej në trampolinë pa ndalur për një kohë të gjatë. Nëse nuk do të kërcente nuk mund të pinte ujë, transmeton arbresh.info
Kur zyrtarët policor kishin arritur në vendngjarje, gjetën vajzën pa shenja jete.
Sipas një kërkimi të bërë më vonë gjatë asaj dite temperaturat ishin shumë të larta, temperatura tokësore ishte 65°C dhe temperatura e trampolinës ishte 43°C, kjo e bënë temperaturën e ajrit gati 39°C.
Sipas disa burimeve të CBS7, prindërit biologjik të vajzës janë Alysha Anderton dhe David Retherford, shkruan The Independet./arbresh.info/
Sot tërhiqet shorti për renditjen e partive në fletëvotimin ...
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...