Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka deklaruar sot se operacioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar, dhe Francës në pikat në Siri ka qenë mëse i nevojshëm për t’i ndalur krimet e tmerrshme kundër civilëve dhe për ta ndalur përdorimin e armëve kimike në Siri.
Në postimin në Twitter, Hoxhaj tha se Kosova qëndron krah aleatëve të saj në mbështetje të këtij operacioni.
Ai shtoi se përgjegjësit për krimet që janë bërë në Siri kundër civilëve të pafajshëm duhet të dalin para drejtësisë.
“Kosova qëndron krah aleatëve të saj, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar, dhe Francës, në mbështetje të operacionit për t’i ndalur krimet kundër civilëve dhe përdorimin e armëve kimike në Siri. Kryesit e krimeve kundër civilëve duhet të japin përgjegjësi”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.
Vazhdon shkëlqimi i “Makazzes”, Na’Vi e nis me fitore Blasti...
Zbatimi i Ligjit për Automjete dhe të Huaj, Sveçla mbledh zy...
E jashtëzakonshme: Shqiptarja Drena Kusari emërohet në një n...
Spanja ndan 1 miliard euro të tjera në ndihmë ushtarake për ...
KEDS del me njoftim, tregon se ku do të ndalet rryma nesër
Rasti i rëndë i 5-vjeçarit në Lipjan, reagon Action for Moth...