Autoritetet e Hong Kongut do të mbysin afër 2000 kafshë të vogla, pasi disa rezultuan pozitiv me COVID-19 në një dyqan kafshësh, ku u infektua edhe një punonjës.
Punonjësja e këtij dyqani të kafshëve të hënën rezultoi pozitive në variantin Delta.
Sipas Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, kafshët nuk duket se luajnë një rol të rëndësishëm në përhapjen e koronavirusit. Por, autoritetet e Hong Kongut thanë se nuk po e përjashtojnë mundësinë e transmetimit midis kafshëve dhe njerëzve, shkruan Al Jazeera, transmeton arbresh.info
“Ne nuk mund të përjashtojmë mundësinë që shitësi ishte infektuar me virus nga brejtësi”, tha Edwin Tsui, një kontrollues në Qendrën për Mbrojtjen e Shëndetit.
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK
Plagoset me armë zjarri një person në Mitrovicë