Disa mijëra persona u mblodhën në protestat kundër ligjit kontestues për ekstradim në Kinë, të mbajtura në Aeroportin Ndërkombëtar në Hong Kong, një nga aeroportet më të frekuentuara në botë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Protestuesit mbanin pankarta me mesazhe kundër këtij ligji, ndërsa pasagjerët që arrinin në terminal i pritnin me slogane të ndryshme.
Njëkohësisht protestuesit kërkuan nga autoritetet që të hetojnë sulmin e personave të maskuar mbi protestuesit në stacionin e metros Yuan Long gjatë fundjavës së kaluar.
Shumë persona të ish-kolonisë britanike shqetësohen se ligji në mënyrë shtesë do të cenojë mbrojtjen juridike dhe lirinë që Pekini premtoi kur e mori nën kontroll Hong Kongun në vitin 1997.
Në protestat e kaluara, qindra mijëra qytetarë të Hong Kongut dolën në rrugë, ku pati edhe trazira.
Hong Kongu është rajon i veçantë administrativ i Republikës Popullore të Kinës, që funksionon si shtet i mëvetësishëm. Propozim ligji do t’u mundësojë autoriteteve që disa nga të dyshuarit të dërgohen në gjykime në Kinë. Opozita druan se nëse ligji miratohet objektiv i Kinës do të ishte opozita politike në Hong Kong.
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...
Shqipëria ndaloi 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani ...
Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të...
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...
Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeve...