Një shpërthim i ka dëmtuar dritaret e një qendre të testimit për Covid-19 në pjesën veriore të Holandës, tha të mërkurën policia e këtij vendi.
Qendra e testimit në qytezën Bovenkarspel nuk ishte e hapur në kohën kur ndodhi shpërthimi, thanë autoritetet, duke njoftuar se incidenti ndodhi në orën 6 e 55 minuta të mëngjesit.
Pas dyshimeve se shpërthimi mund të ishte sulm me bombë që e kishte për cak qendrën e testimit, policia i bllokoi rrugët dhe filloi të kërkonte për materiale tjera të mundshme shpërthyese në zonë.
“Nuk e dimë ende se çfarë ka shpërthyer. Së pari rastin duhet ta hetojnë ekspertët e shpërthimeve”, tha zëdhënësi i policisë, Menno Hartenberg.
Në janar, holandezët protestuan kundër masave izoluese në vendin e tyre dhe e sulmuan një qendër testimi për Covid-19 në qytezën Urk, shkruan Anadolu.
E dhimbshme: Futbollisti nga Vushtrria, Fatjon Bunjaku humb ...
Qytetarët serbë sërish votojnë në mënyrë të ogranizuar në ve...
E pazakontë, nusja shkon me vello për të votuar
Andoni Iraola i ka kërkuar drejtuesve të Liverpoolit transfe...
Rama nxjerr pamjet, u përgjigjet protestuesve: Mos e dëmtoni...
Elezi: Qendrat e votimit janë hapur me kohë në të gjithë ven...