Qeveria e Holandës do të zgjasë shtetrrethimin deri me 2 mars, konfirmoi Ministri i Drejtësisë.
Shtetrrethimi, i pari në Holandë që nga Lufta e Dytë Botërore, shkaktoi disa ditë trazira në disa qytete, transmeton portal arbresh.info
Holandezët janë duke kundërshtuar shtetrrethimin e vendosur më 23 janar, i cili ka për qëllim parandalimin e infeksioneve me Covid-19.
Një ekip këshilltarësh qeveritarë thotë se situata është më e keqe sesa prisnin për sa i përket infeksioneve dhe shtrimeve në spital.
“Numri i rasteve të infektimit me llojin britanik të virusit po rritet dhe ne po vazhdojmë me shtetrrethimin,” tha ministri.
Rastet e reja në Hollandë janë në rënie, por qeveria po vazhdon të ndërmarrë veprime pasi prirja pritet të përmbyset së shpejti për shkak të rritjes së infeksioneve me lloje të reja të koronavirusit./arbresh.info/
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...