Ministrja holandeze e Mbrojtjes, Ank Bijleveld, deklaroi se qeveria e vendit të saj kundërshton themelimin e “ushtrisë evropiane”, raporton Anadolu Agency (AA).
Bijleveld tha se vizioni i kancelares gjermane, Angela Merkel dhe i presidentit francez, Emmanuel Macron, për një “ushtri evropiane”, shkon “shumë larg”. Ajo theksoi se Holanda mbetet përgjegjëse për zhvillimin e ushtrisë së saj.
Bijleveld shtoi më tej se Holanda nuk është i vetmi shtet që kundërshton këtë ide, duke thënë se ka edhe vende të tjera që kundërshtojnë ushtrinë e BE-së.
“Kur të shfaqet nevoja, armata holandeze është e gatshme të bashkëpunojë me NATO-n dhe BE-në, mirëpo vendi nuk është i varur nga ata”, tha Bijleveld.
Ditë më parë, kancelarja gjermane, Angela Merkel, bëri thirrje për formimin e një ushtrie evropiane, me pretekstin se evropianët nuk mund të mbështeten vetëm te SHBA-të kur është në pyetje siguria e tyre.
Më herët edhe presidenti francez, Emmanuel Macron, deklaroi se themelimi i një ushtrie evropiane do të zvogëlojë varësinë nga SHBA-të.
Rutte: NATO duhet të rrisë prodhimin e mbrojtjes përballë kë...
Sot viziton Kosovën ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nuf...
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite dërgimi i FSK-së në Gaza
Presidentja në detyrë sot bën homazhe në Poklek e Çitakovë
Sot seanca e fundit për rastin e Liridona Ademajt, thuhen fj...
Të premten mot me diell dhe vranësira