Një nga pasaardhësit më të vjetër të diktatorit gjerman, Adolf Hitler, ka thyer për herë të parë heshtjen. Alexander Stuart-Houston është stërnipi i diktatorit nazist. Ai jeton në një qytet në shtetin e Nju Jorkut në SHBA.
Gazeta gjermane, Bild ia ka dalë që të bisedojë me mashkullin që ka mbi shpinë trashëgiminë e Hitlerit.
68-vjeçari e ka kaluar të gjithë jetën e tij duke e mbajtur fshehur sekretin e tmerrshëm. Ai dhe dy vëllezërit e tij, Brian dhe Louis jetojnë pranë.
Deri më tani kanë mohuar çdo intervistë.
Alexander ka zbuluar se është republikan, por nuk e pëlqen presidentin Donald Trump, të cilin e quan gënjeshtar. Ai deklaron se ka votuar vazhdimisht republikanët.
Alexander- që e ka emrin e mesëm Adolf- thotë se do të mbështeste kancelaren gjermane, Angela Merkel.
“Më pëlqen ajo. Duket e mirë. Është inteligjente dhe e zgjuar”. I pyetur se çfarë mendon për krizën e refugjatëve në Gjermani, ai thotë: “Kancelarja e di se çfarë bën”.
Në qytetin e qetë ky jeton ai, të paktë janë ata që e dinë sekretin.

Vrasja në Gjakovë, Spitali “Isa Grezda” njofton për të plago...
BE kërkon kompromis, thirrje për formim të shpejtë të instit...
Kërkohet paraburgim për dy persona të dyshuar për ryshfet në...
Osmani: Ky rezultat nuk është fundi i një gare, është vazhdi...
Kurti udhëton për në Austri
Fitore Pacolli: Deri tani janë larguar rreth 1500 ton mbetur...