Lajmi që po dominon mediat ndërkombëtare këto ditë është se trashëgimtarët e fundit të Adolf Hitlerit janë bërë të ‘gjallë’.
Gazeta gjermane Bild i ka gjurmuar dhe ka zbuluar se Alexander, Brian dhe Louis Stuart-Houston jetojnë në një qytezë të qetë në shtetin e Nju Jorkut në SHBA.
Një prej të afërmve të Hitlerit do të martohej me një hebreje, por fejesa u prish kur ajo mësoi të vërtetën shokuese të familjes së tij.
Alexander, Brian dhe Louis janë të fundmit stërnipa të diktatorit nazist dhe kanë jetuar gjithë kohës duke e mbajtur të fshehtë origjinën e tyre.
Alexander, emri i mesëm i të cilit është Adolf, thotë se thashethemet se ata kanë vendosur të mos martohen në mënyrë që të bëjnë fëmijë me qëllim që ‘gjaku’ i Hitlerit të shuhet përgjithmonë, janë ‘budallallëqe’.
Ai zbuloi se një nga vëllezërit pati planifikuar që të martohej me një hebreje, por planet u prishën kur ajo mësoi për historinë e familjes.
Një vëlla i katërt, i quajtur Hoëard, ishte i martuar me një grua të quajtur Marie, por humbi jetën në një aksident rrugor në vitin 1989.
Shumica e fqinjëve të vëllezërve nuk ia kanë idenë për origjinën e pazakontë të familjes.
Babai i tyre, William Hitler, ishte nipi i Hitlerit.
Alexander thotë se ai ishte një njeri i mirë.
Një ditë më parë u zbulua se Alexander është republikan dhe voton vazhdimisht për këtë parti.
Por ai tha se nuk e pëlqen Trump, pasi është gënjeshtar.
Vrasja në Gjakovë, Spitali “Isa Grezda” njofton për të plago...
BE kërkon kompromis, thirrje për formim të shpejtë të instit...
Kërkohet paraburgim për dy persona të dyshuar për ryshfet në...
Osmani: Ky rezultat nuk është fundi i një gare, është vazhdi...
Kurti udhëton për në Austri
Fitore Pacolli: Deri tani janë larguar rreth 1500 ton mbetur...