Banorët në Malavi janë të bindur se disa sulme të kohëve të fundit janë kryer nga vampirët e shtrigat.
E presidenti i këtij vendi nuk është që ka ndihmuar të qetësohen njerëzit, transmeton portali arbresh.info
Kjo pasi që ai ka thënë se nëse ka shtrigëri, atëherë ai do të ballafaqohet me ta dhe t’i lusë të ndalojnë.
“Nëse njerëzit janë duke përdorur shtrigëri për të thithur gjakun e njerëzve, unë do të përballem me ta dhe t’u kërkoj të ndalojnë menjëherë”, ka thënë presidenti Peter Muthrika.
Deklarata e presidentit vjen pas një vale të dhunës nga vigjilentët që kapluan dy rrethet jugore të vendit nga mesi i shtatorit duke lënë të paktën gjashtë të vdekur.
Kjo rritje e vigjilencës ka nxitur gjithashtu OKB-në që të tërheqë stafin e saj nga rajonet e goditura për shkak të shqetësimeve të sigurisë.
Republika e Malavit, një vend i vogël në Afrikën Juglindore, konsiderohet të jetë një nga vendet më të varfra në botë dhe besimi në magjinë është e përhapur në rajonet e saj rurale./arbresh.info/
Sherr me grushte dhe sende të forta në Sarandë, përfundon në...
Ukraina kryen sulm masiv me dronë pranë vendlindjes së Putin...
Zyrtare: Gjiganti italian shkarkon trajnerin
Shtetasja e huaj kapet në aeroport me dokument të falsifikua...
KQZ shpërndau materialet zgjedhore për zgjedhjet e nesërme
Kurti: Këtyre zgjedhjeve nuk do t’u vë presje, por do t’ia q...