Hillary Clinton vjen si shkrimtare, boton romanin “Shteti i terrorit”

23:19 | 23 Shkurt 2021

Hillary Clinton ka shkruar romanin e saj të parë, një triller që shfaq qeverinë amerikane mes një serie sulmesh terroristesh.

Romani “Shteti i Terrorit”, do të publikohet me 12 tetor 2021, shkruan BBC, transmeton portali arbresh.info

Clinton, ish-sekretare e Shtetit dhe ish-zonjë e parë, e ka shkruar librin në partneritet me shkrimtaren Louise Penny.

Sipas saj, romani eksploron një botë të “diplomacicë së aksioneve të larta dhe tradhëtisë”.

Protagonistja e romanit “është bashkuar me administratën e rivalit të saj, një president i inauguruar pas katër vjet udhëheqje amerikane që u tkurr nga skena botërore”.

Ajo përmban një seri sulmesh terroriste që hedh rendin global në çrregullim dhe sekretari ka për detyrë të mbledhë një ekip për të “zbërthyer komplotin vdekjeprurës”.

Zonja Clinton shërbeu si sekretare e shtetit nën administrimin e Obamës për katër vjet nga 2009 në 2013, para se të humbte kundër Donald Trump në garën presidenciale të vitit 2016.

Botuesit premtojnë se libri do të korr sukses, pasi në prapaskenë ka një dramë me “informacione të detajuziara, që vetëm një person i brendshëm mund t’i dijë”.

Kujtojmë se Hillary Clinton nuk është e para në familje që ka vendosur të shkruajë romane. Burri i saj, ish-Presidenti Bill Clinton, në vitin 2017 botoi librin “President is Missing” dhe për një javë, shiti mbi 300 mijë kopje në SHBA. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara