Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, ka njoftuar se ka rezultuar pozitive me Covid-19.
Ajo është shprehur se ndjehet mirë, pavarësisht simptomave të lehta, transmeton portal arbresh.info
“Unë jam më mirënjohës se kurrë për mbrojtjen që vaksinat mund të ofrojnë kundër sëmundjeve të rënda. Ju lutemi vaksinohuni dhe bëjeni tani nëse nuk e keni bërë deri tash”, shkroi Clinton në mediat sociale.
Ajo tha se bashkëshorti i saj, ish-presidenti Bill Clinton, 75 vjeç, rezultoi negativ “dhe po ndihet mirë.
Rezultati pozitiv i testit të Clinton erdhi në të njëjtën ditë kur sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki njoftoi se nuk do të shoqëronte Presidentin Joe Biden në udhëtimin e tij të ardhshëm në Europë, pasi kishte rezultuar me Covid./arbresh.info/
https://twitter.com/HillaryClinton/status/1506397903765581836
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...