Grupi militant libanez, Hezbollah, tha se ka lëshuar një breshëri raketash ndaj një baze izraelite të kontrollit ajror më 27 shkurt në kundërpërgjigje të një sulmi vdekjeprurës ajror të kryer nga Izraeli në lindje të Libanit.
Hezbollahu, që është aleat i Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – ka shkëmbyer zjarr me ushtrinë izraelite në baza ditore që kur ka nisur lufta në Gazë në tetor. Por, sulmet ajrore kryesisht janë kufizuar në zonën kufitare.
Hezbollahu, që mbështetet nga Irani, tha se ka shenjestuar “bazën e kontrollit ajror Meron… me breshëri raketash nga disa raketahedhës”.
Ky grup tha se raketat u gjuajtën në kundërpërgjigje të sulmeve të para të luftës së Izraelit në lindje të Libanit.
Izraeli ka shenjestuar caqet e Hezboollahut në afërsi të qytetit Balbek, duke vrarë dy luftëtarë. Ushtria izraelite tha se ka sulmuar mbrojtjen ajrore të Hezbollahut, pasi grupi libanez rrëzoi një dron izraelit.
Në kundërpërgjigje, Hezbollahu veçse kishte gjuajtur 60 raketa në një bazë ajrore izraelite në Lartësitë e aneksuara të Golanit, të hënën.
Shkëmbimet e zjarrit në kufi që nga tetori kanë vrarë të paktën 284 persona në anën libaneze, shumica e të cilëve luftëtarë të Hezbllahut. Sipas të dhënave të agjencisë AFP, po ashtu janë vrarë edhe 44 civilë.
Në anën izraelite, dhjetë ushtarë dhe gjashtë civilë janë vrarë, sipas ushtrisë izraelite./rel
Demokratët fitojnë zgjedhjet lokale në Miami pas 28 vitesh
Ligji hyn në fuqi/ Fëmijët nën 16 vjeç në Australi mbeten pa...
Rozeta Hajdari del sot para gjyqit për rastin e rezervave sh...
Mëngjes me mjegull, gjatë ditës diell e vranësira
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...
Kina ekzekuton një bankier, mori rreth 135 milionë euro rysh...