Prokuroria në Ankara ka dhënë urdhër për arrestimin e së paku 48 ish-nëpunësve policorë, për shkak të lidhjeve me organizatën terroriste FETO, ndërsa 33 nga lista tashmë janë arrestuar, raporton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e Prokurorisë republikane në Ankara theksohet se në kuadër të hetimit që zhvillohet në departamentin për luftë kundër terrorizmit është dhënë urdhër për arrestimin e së paku 48 ish-nëpunësve policorë, në qytetet Ankara, Kayseri, Konya, Hatay, Amasya, Malatya dhe Corum.
Në mesin e 48 personave për aq sa është dhënë urdhër për arrestim, deri tani janë arrestuar së paku 33 persona, ndërsa bëhet fjalë për ish-policë të lidhur me FETO-n. Aksioni i arrestimit vazhdon, ndërsa policia kërkon edhe katër ish-shefa policie.
Vdes një person në Lipjan derisa po luante në fushë sportive...
Arrestohet në Pejë një person për kërcënim ndaj Ramush Harad...
Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo n...
E dhimbshme: Ky është 44-vjeçari që vdiq pasi ra nga objekti...
Afganistani goditet nga tërmeti, tetë të vdekur
Osmani sot ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu