Ish-senatori Bob Dole ka nderuar Presidentin e ndjerë George H.W. Bush, duke u ngritur nga karrigia me rrota. 95-vjeçari u ndihmua që të ngrihej dhe të qëndronte përpara arkivolit të mikut dhe dikur rivalit të tij, duke i bërë të gjitha nderimet si një veteran i Luftës së Dytë Botërore.
Bush dhe Dole u ndeshën për herë të parë me njëri-tjetrin në garën brenda republikanëve për zgjedhjet presidenciale në vitin 1988. George H.W. Bush fitoi, ndërsa Bob Dole qëndroi në Senat. Më pas, të dy krijuan një marrëdhënie të ngushtë pune. Bush dhe Dole, para se të anëtarësoheshin në Partinë Republikane dhe të përfshiheshin në politikë, kishin marrë pjesë në Luftën e Dytë Botërore.
Dole ishte gjymtuar në njërin krah gjatë një beteje në Itali. Kurse Bush është veterani i fundit që ka qenë President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
https://twitter.com/axios/status/1070023244504330241?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1070023244504330241&ref_url=http%3A%2F%2Fopinion.al%2Fvideo-heroi-nderon-heroin%2F
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...