Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur një fazë të re dhe shkatërruese të operacioneve ushtarake kundër Iranit. Sekretari i Luftës, Pete Hegseth, deklaroi se brenda pak ditësh forcat ajrore amerikane dhe ato izraelite do të kenë kontroll të plotë mbi qiellin e Iranit.
Sipas Hegseth, ky dominim do të lejojë goditjen e pandërprerë të bazave të raketave, infrastrukturës ushtarake, si dhe shënjestrimin e drejtpërdrejtë të krerëve ushtarakë iranianë.
“Kjo nuk ishte menduar kurrë të ishte një luftë e barabartë, dhe nuk është e tillë. Ne po i godasim ata ndërsa janë shumë keq, dhe kështu duhet të jetë. Rregullat tona të angazhimit janë të guximshme, precize dhe të projektuara për të çliruar fuqinë amerikane, jo për ta kufizuar atë”, tha Pete Hegseth, sekretar i Luftës i SHBA-ve.
Hegseth konfirmoi gjithashtu një incident në Oqeanin Indian, ku një nëndetëse amerikane fundosi një anije iraniane. Sipas Pentagonit, ky është rasti i parë i fundosjes së një anijeje armike me silur që nga Lufta e Dytë Botërore. Sekretari i Luftës njoftoi se forcat amerikane kanë eliminuar liderin e njësisë që dyshohet se tentoi atentatin ndaj presidentit Donald Trump.
“Fushata ka shtatë herë intensitetin e operacioneve të mëparshme të Izraelit kundër Iranit gjatë Luftës 12-ditore. Shtatë herë më shumë. Dhe, siç tha presidenti Trump, valë edhe më të mëdha po vijnë. Ne sapo kemi filluar”.
I pyetur mbi raportimet për goditjen e një shkolle vajzash në jug të Iranit, Hegseth u mjaftua duke thënë se po hetojnë rastin, duke insistuar se SHBA-të nuk shënjestrojnë kurrë civilët.
Ndërkohë, sa i përket interceptimit të një rakete iraniane drejt hapësirës turke, Pentagoni sqaroi se ky incident nuk ka arsye që të aktivizojë NATO-n.
Bora e mposht Rahovecin për t’ia thelluar edhe më shumë kriz...
Iraku në kaos/ Ndërprerje energjie, shpërthime e dronë të rr...
Kandidati i LVV-së: Kush është Konjufca, “presidenti” i gjas...
Raketa iraniane drejt Turqisë, Erdogan: Nuk i lëmë asgjë ras...
Izraeli sulmon Tabrizin, ndër qytetet më të mëdha të Iranit ...
I mituri theri me thikë të miturin në Ferizaj, ndalohet për ...