Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka ngushëlluar popullin maroken pas tërmetit shkatrrues nga i cili humbën jetën qindra njerëz.
Haradinaj ka thënë se populli i Kosovën bashkëndjen me familjet marokene që humbën të afërmit e tyre.
“I pikëlluar pas tërmetit shkatërrues i cili mori shumë jetë njerëzish në Maroko. Kosova dhe populli i saj bashkëndjen me popullin dhe familjet marokene të cilat pësuan nga ky tërmet. Lutemi që numri i viktimave të mbetet me kaq, ndërsa të lënduarëve ju urojmë shërim të shpejt!”, është shprehur Haradinaj.
Kujtojmë se Maroku është goditur nga një tërmet 6.8 shkallë të Rihterit, i cili i la të vdekur 820 persona ndërsa 720 janë të lënduar./Arbresh.info/
Kurti nga Davosi premton transparencë dhe llogaridhënie
Kreu i OKB anulon pjesëmarrjen në Davos
Dallaveret me lejet e armëve, Prokuroria kërkon paraburgim p...
Kamerat e sigurisë “kapin” mbi 1 mijë e 300 shkelje në trafi...
Shoqata e Pacientëve reagon lidhur me rastin e `shërimit të ...
13 vjet nga heqja e lapidarit të UÇPMB-së: Presheva nuk i ha...