Hamasi tha të dielën se ishte gati të “ulej menjëherë në tryezën e negociatave” pas asaj që e përshkroi si “disa ide nga pala amerikane që synojnë arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi”.
Deklarata e tyre erdhi menjëherë pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se kishte lëshuar “paralajmërimin e tij të fundit” ndaj Hamasit për të pranuar një marrëveshje për lirimin e pengjeve në Gaza.
“Lëvizja Hamas mirëpret çdo iniciativë që mbështet përpjekjet për t’i dhënë fund agresionit kundër popullit tonë dhe pohon gatishmërinë e saj për t’u ulur menjëherë në tryezën e negociatave për të diskutuar lirimin e të gjithë të burgosurve”, tha grupi militant palestinez.
Në këmbim, ai dëshironte “një deklaratë të qartë të përfundimit të luftës, një tërheqje të plotë nga Rripi i Gazës dhe formimin e një komiteti palestinezësh të pavarur për të menaxhuar Rripin e Gazës, i cili do të fillonte detyrat e tij menjëherë”.
Më parë, Trump postoi në mediat sociale: “Izraelitët i kanë pranuar kushtet e mia. Është koha që edhe Hamasi t’i pranojë. E kam paralajmëruar Hamasin për pasojat e mospranimit. Ky është paralajmërimi im i fundit”.
Militantët rrëmbyen 251 pengje gjatë sulmit masiv të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, me 47 të tjerë që janë ende në Gaza.
Ushtria izraelite thotë se 25 prej tyre janë të vdekur dhe Izraeli po kërkon kthimin e eshtrave të tyre. /Telegrafi/
Kyle Walker është pensionuar nga Anglia
Hungaria miratoi rezolutën kundër anëtarësimit të Ukrainës n...
Konjufca priti në takim ambasadorin gjerman, flasin për proc...
Laporta është shprehur në favor të rinovimit të Lewandowskit
Papa Leoni XIV shkarkon peshkopin e San Diegos, i dyshuar pë...
Haxhiu dhe Guérot flasin për bashkëpunimin Kosovë-Francë