Hamasi ka refuzuar propozimin izraelit për një armëpushim gjashtë-javor në Gaza, i cili kërkonte që grupi i armatosur të heqë dorë nga armët, gjatë të cilit dhjetë pengje të gjalla dhe 16 pengje të vdekur do të lirohen. Lajmi është raportuar nga BBC-ja, duke cituar një “burim të lartë palestinez”.
Në të njëjtën kohë, Hamasi njoftoi se një “njoftim i rëndësishëm” nga zëdhënësi ushtarak i Brigadave Izz ad-Din al-Qassam, Abu Obeida, do të publikohet së shpejti në kanalin e tij Telegram.
Burimi raportoi se “propozimi izraelit, i transmetuar Hamasit nëpërmjet Egjiptit, përfshinte një thirrje të qartë për organizatën fondamentaliste që të çarmatoset, pa ndonjë angazhim izraelit për t’i dhënë fund luftës, ose për të tërhequr forcat IDF nga Rripi i Gazës, të cilat u kërkuan nga Hamasi”.
Hamasi e hodhi poshtë tërësisht propozimin, ndërkohë që tha se kishte “humbur kontaktet” me grupin që mban peng izraelito-amerikanin Idan Alexander pas një sulmi IDF.
Ky vendim i Hamasit vjen, ndërsa Izraeli vazhdon ofensivën e tij ushtarake në Gaza.
Një roje sigurie u vra dhe nëntë persona të tjerë u plagosën në një sulm ajror në një spital fushor në Khan Younis, tha spitali. Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) nuk komentuan menjëherë.
Një agjenci e OKB-së ndërkohë paralajmëroi se “situata humanitare në Gaza është tani më e keqja që ka qenë në 18 muajt që nga shpërthimi i armiqësive”./A2cnn
Pas rastit të Tivatit, Serbia i hakmerret Malit të Zi –...
“Pse na le kaq herët bre bir”, babai i Leonit Aliut prek me ...
Lufta në Iran, Trump: Do të doja të takohesha me Mojtaba Kha...
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshi...
Ylli i “Off Campus” i jep fund fejesës pas pesë vitesh lidhj...
E rëndë në Shqipëri – Vritet një polic gjatë operacionit në ...