Mes disa raportimeve të mediave të huaja dhe pretimit të bërë gjatë fushatës së presidenciale, Trump pritet të njohë Jersualemin si kryeqytet të Izraelit dhe më pas pritet zhvendosja e ambasadës së SHBA-ve nga Tel-Avivi.
Lëvizja palestineve e rezistencës Hamas ka bërë thirrje që SHBA-të të heqin dorë nga planet e saj për të lëvizur ambasadën e vendit nga Tel Aviv në Jeruslamen, shkruan “Press TV”, transmeton portali arbresh.info
Në deklaratën e organizatës thuhet se një veprim i tillë do të thotë “sulm i amerikanëve mbi qytetin dhe legjitimitet i Izraelit”.
Deklarata përshkruan një veprim të tillë si një shkelje e ligjit ndërkombëtar lidhur me Jerusalemin dhe thekson se ky veprim mund të sjellë pasoja të mëdha për palestinezët, duke përfshirë edhe dëbimin e tyre.
“Asnjë vendim nuk do të ndryshonte faktin se al-Kuds (Jerusalemi) është me indentitet arab dhe islamik dhe se është pjesë e tokës palestineve”, tha Hamas.
Jerusalemi konsiderohet si vend i shenjtë për hebrenjtë, myslimanët dhe të krishterët./arbresh.info/
Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshoh...
Arrestohen dy persona për përplasjen në Skenderaj
Policia në kërkim të personit që mbante ujk të egër në Shkup...
Lojtari që nuk dëshiron të nënshkruajë për Real Madridin nës...
“Qeveria tentoi të vendosë pengesa për Bordin e Paqes, Osman...
Haxhiu pret nesër në takim Komisioneren Kos