Një zëdhënës i lartë i Hamasit ka folur në lidhje me negociatat për zgjatjen e marrëveshjes së armëpushimit – që do të përfundojë këtë mbrëmje.
“Negociatat në Doha Katar në lidhje me zgjatjen e armëpushimit humanitar po vazhdojnë,” tha Mahmoud al Mardawi.
“Ne jemi të hapur për të gjitha propozimet e armëpushimit sipas asaj që kemi specifikuar dhe pushtimi është ai që vendos pengesat”, shtoi ai.
Ai shtjelloi gjithashtu se përse lirimi i 10 pengjeve izraelitë që pritej sonte nuk kishte përfunduar ende.
Dy ruso-izraelitë tashmë janë liruar, por ne presim edhe 10 të tjerë sonte.
“Vonesa në lirimin e të burgosurve në grupin e gjashtë është shkaktuar nga pengesa logjistike”, tha ai, duke mos dhënë detaje të mëtejshme./abcnews.al
Gordon i hap derën Bayern Munichut
Këto lagje në Prishtinë do të mbesin për 7 orë pa ujë të pre...
Plani i Rritjes, Kurti: Nisin 61.8 milionë euro nga BE për K...
Publikohet formacioni i javës në Ligën e Kampionëve, shtatë ...
Deputetja e PDK-së thotë se u kërcënua nga një qytetar, e de...
Konjufca: Lajçaku na e vendosi në shpinë kushtin e Asociacio...