Nuk mund të ketë zgjidhje politike në Siri me Bachar al-Assadin në pushtet, konfirmoi sot për CNN ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley, duke sinjalizuar një ndryshim të mundshëm të qëndrimit të administratës Trump.
“Nuk ka asnjë mundësi që një zgjidhje politike mund të arrihet me Assadin në krye të regjimit”, deklaroi Haley në programin “Gjendja e Unionit”.
“Nëse ju shikoni këto veprime, shikoni këtë situatë, do të jetë e vështirë të shohësh një qeveri të qëndrueshme dhe paqësore me Assadin”, shtoi ajo.Haley nuk shprehu qartë nëse administrata Trump, që deri tani rezervohej për të kërkuar largimin e presidentit sirian, kishte ndryshuar qëndrim. Por ajo theksoi të premten se SHBA-ja ishte e gatshme të kryente sulme të tjera kundër regjimit sirian pas bombardimit të një baze të ushtrisë siriane që shkaktoi irritimin e Damaskut dhe aleatëve të tij rus dhe iranian.Sulmet ndodhën pas një sulmi kimik të dyshuar të regjimit kundër një qyteti rebel në veriperëndim të vendit, ngjarje që tronditi botën.
Sulmi kibernetik lë jashtë funksionit shërbimin postar të Fr...
Besa Famgas, kampione vjeshtore në Superligën e Kosovës
Rusia përshkallëzon sulmet ndaj rajonit kyç të Ukrainës, Ode...
Neymar operohet me sukses, synimi i tij i vetëm është pjesëm...
Aksident me vdekje në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën 45-vjeça...
Durmishi: Rrugët në brezin kufitar po rrisin sigurinë dhe zh...