Hillary Clinton ka deklaruar se ishte në rrugën e fitores gjatë zgjedhjeve presidenciale në SHBA, në vitin e kaluar.
Ajo ka theksuar se ndërhyrja e hakerëve rusë dhe ndërhyrjet e vonuara të FBI-së, kanë ndikuar në humbjen e saj, transmeton portali arbresh.info.
Në një konferencë në Nju Jork, Clinton tha se ‘nëse zgjedhjet do të mbaheshin me 27 tetor, unë do të isha presidente e SHBA-ve’.
“Kjo nuk ishte një fushatë e përsorur, por u dëmtova shumë nga ndërhyrjet e jashtme”, tha ajo.
Clinton ka theksuar se po kalon ‘një proces të dhimshëm’ të shkrimit të një libri që ka të bëjë me zgjedhjet.
Ajo ka marrë përgjegjësinë mbi gabimet e bëra gjatë fushatës, por por nuk vuri në dyshim strategjinë e saj dhe vlerësoi stafin e saj./Arbresh.info
Merz: BE-ja duhet të tregojë gatishmëri për zgjerim
Revolucion te Real Madridi: Mourinho kërkon largimin e gjash...
Etja merr 49 jetë në shkretëtirën e Saharës
Zbulohet mall i padeklaruar në Vërmicë, vlera mbi 2 mijë eur...
Muja nënshkruan udhëzimin për subvencione 2026, rritet mbësh...
Foto familjare në Samitin BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, l...