Hakerët e qeverisë ruse kanë kryer të paktën 37 sulme kibernetike kundër Ukrainës që nga fillimi i pushtimit, tha Microsoft në një raport.
Studiuesit e gjigantit të teknologjisë thanë se sulmet dixhitale ndaj Ukrainës filluan një vit përpara pushtimit dhe mund të kenë hedhur themelet për misione ushtarake, shkruan Reuters, transmeton portal arbresh.info
Raporti zbuloi gjithashtu se hakerimi dhe operacionet ushtarake funksionuan së bashku, duke u fokusuar në të njejtat objektiva, por Microsoft tha se nuk ishte e qartë nëse kishte një plan të koordinuar apo ato drejtoheshin vetëm nga qëllime të përbashkëta.
Më 1 mars, ditën kur një raketë u gjuajt në kullën televizive të Kievit, kompanitë e medias u goditën nga hakerat shkatërruese dhe spiunazhi kibernetik, thuhet në raport.
Ndërsa forcat ruse rrethuan qytetin e Mariupolit, Microsoft tha se ukrainasit filluan të merrnin emaile nga një organizatë ruse që pretendonte të ishte një banor ukrainas, duke akuzuar në mënyrë të rreme qeverinë për “braktisjen” e qytetarëve të saj.
Victor Zhora, një zyrtar ukrainas i sigurisë kibernetike, tha se ai vazhdon të shikojë sulmet e hakerëve rusë që synojnë kompanitë e telekomit dhe operatorët e rrjetit të energjisë në baza ditore, raportoi Reuters.
“Unë besoj se ata mund të organizojnë më shumë sulme ndaj këtyre sektorëve. Ne nuk duhet të nënvlerësojmë hakerat rusë, por ndoshta nuk duhet të mbivlerësojmë potencialin e tyre,” tha ai./arbresh.info/
PDK ankohet te PZAP-ja për vendimin e KQZ-së për votimin jas...
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...
Putin paralajmëron nga Nju Delhi: Zgjerimi i NATO-s kërcënon...
Ambasada gjermane: Kosova ka nevojë urgjente për qeveri funk...
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...
Policia ndalon një automjet në Çagllavicë, kapet kosovari dh...