Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka thënë se komisioni i OKB-së që heton krimet e luftës në Siri duhet të vazhdojë punën, pavarësisht dorëheqjes së Carla del Ponte, anëtare e këtij komisioni.
Ish prokurorja për krime lufte, Del Ponte, ka njoftuar se do të largohet nga ky komision, i cili sipas saj “nuk po bën asgjë”, pavarësisht padrejtësive që po ndodhin në Siri.
“Krimet e kryera në Siri, nuk i kam parë as në Ruandë apo ish Jugosllavi”, i ka thënë Del Ponte gazetës zvicerane, Blick.
Zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric, u ka thënë gazetarëve se Guterres ndjen keqardhje për vendimin e saj, mirëpo beson se komisioni do të vazhdojë të jetë “pjesë e rëndësishme e procesit”.
Komisioni i ka bërë thirrje vazhdimisht Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të kërkojë nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime, të hapë një hetim për krimet e luftës në Siri.
Mirëpo kjo përpjekje e këshillit ishte bllokuar më 2014, nga aleatët e Sirisë, Kina dhe Rusia./arbresh.info/
Mitrovica me park industrial në Frashër, nënshkruhet kontrat...
Dembele ndëshkonë Liverpoolin në “Anfield Road”
Trepça pezullon një punëtor, dyshohet për ndërprerje të vent...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Apple publikon iOS 26.5 beta 2 për iPhone
Gjurmët 210 milionë vjeçare të dinozaurëve tronditin shkencë...