Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres e ka konsideruar si të papranueshme refuzimin për zgjidhjen me dy shtete për izraelitët dhe palestinezët ndërsa intensifikohet lufta në Gaza.
“Refuzimi për të pranuar zgjidhjen me dy shtete për izraelitët dhe palestinezët dhe mohimi i të drejtës për shtet popullit palestinez është i papranueshëm”, deklaroi Guterres në ceremoninë e mbylljes së samitit të 19-të të Lëvizjes së të Paangazhuarve në Kampala të Ugandës.
“Kjo do të zgjaste pafundësisht konfliktin, i cili është bërë një kërcënim i madh për paqen dhe sigurinë globale, do të përkeqësonte polarizimin dhe do të inkurajonte ekstremistët kudo. E drejta e palestinezëve për të ndërtuar shtetin e tyre duhet të njihet nga të gjithë”, theksoi Guterres./abcnews.al
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër