Viti i kaluar ka qenë një ndër vitet më të ngrohta në historinë e matjeve.
Zjarre, thatësira, përmbytje dhe shkrirja e akullnajave kanë qenë pjesë e saj, thuhet në raporton e Kombeve të Bashkuara, në të cilin sekretari i përgjithshëm i organizatës paralajmëroi se bota ishte në prag të një ” humnerë”.
Në vitin 2020 kishte një “tronditje të dyfishtë” për miliona banorë të prekur nga kushtet ekstreme të motit dhe masat kufizueze të vendosura për shkak të pandemisë së koronavirusit, e cila vonoi ndihmën për disa rajone, paralajmëroi Agjencia Botërore e Meteorologjisë e OKB, transmeton portali arbresh.info
“Ne jemi në prag të një humnere. Ne po shohim një sasi rekord stuhish tropikale, shkrirje të akullit dhe akullnajave, thatësira dhe zjarre pyjesh”, tha Antonio Guterres.
Raporti tregon se temperatura globale në vitin 2020 ishte 1.2 gradë Celsius më e lartë se periudha para-industriale, e cila e rendit atë ndër tre vitet më të ngrohta, së bashku me vitet 2016 dhe 2019.
Sipas autoriteteve është e vështirë që të përcaktohet se cili nga këto tre vite ishtë më i ngrohti.
Ndër treguesit e theksuar në raport janë nivelet rekord të ulëta të akullit të Arktikut në dy muajt e vitit të kaluar dhe fakti që rreth 80 përqind e oqeaneve në vitin 2020 kishin të paktën një valë nxehtësie vitin e kaluar./arbresh.info/
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e ...
Kosova U19 e mposht Turqinë U19
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic