Çfarë ndodh kur në një vend ku lajmet janë të mbushura me histori të grave të përdhunuara?
Patjetër, që është shumë e zakonshme që një grup të marrë në kontroll situatën, për të parandaluar këtë fenomen.
Këtë e bën pikërisht banda e grave e njohur si Gulabi, transmeton portal arbresh.info
Gulabi ose Banda Rozë e Indisë është një grup grash që luftojnë burrat e dhunshëm. Duke qenë se në disa raste nuk mjafton një grua për të “larë hesapet” me një burrë dhunues, ata bashkohen që të ndëshkojnë autorët.
Banda u krijua pasi një grua nga një fshat në veri të Indisë, Sampat Pal Devi, pa një grua tjetër duke u rrahur në rrugë.
Në përpjekje për të ndihmuar, ajo u rrah vetë dhe vendosi që të mos ndalet me kaq.
E shoqëruar nga pesë gra të tjera, ajo gjeti sulmuesin, të cilin më pas e rrahën me shkopinjë.
Lajmi për këtë u përhap shpejt dhe shumë gra vendosën t’i bashkoheshin asaj në ndërhyrjet që ishin në rritje.
Pasi vendosi në vitin 2006 se motra e saj kishte nevojë për një uniformë, si dhe emrin origjinal, Pal Devi zgjodhi një sari rozë si shenjë njohjeje – një kostum popullor indiane për femra, që nënkupton feminitetin dhe forcën e nënvlerësuar.
Sot, banda Gulabi ka marrë përsipër luftën kundër padrejtësive të shumta që hasen në shoqëri – luftën për edukimin e vajzave, kundër përdhunuesve, partnerëve të dhunshëm, sulmuesve seksualë, korrupsionit, martesat e fëmijëve, për të inkurajuar gratë për pavarësi financiare dhe të ngjashme./arbresh.info/
Policia gati për sigurinë dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve të p...
Burim i brendshëm i Juventusit: Livakoviq është në lojë
Pasaporta shqiptare: Procedura për artistët dhe sportistët
IPK-ja arrestoi 41 zyrtarë policorë sivjet, pranoi mbi dy mi...
Ministri i Jashtëm nigerian: SHBA-ja goditi ISIS-in pasi pre...
Kongresisti amerikan Lawler i dërgon letër Kurtit: Mbështetj...