Një grua në Gjermani është bërë viktima e parë e sulmeve kibernetike ndaj institucioneve shëndetësore pasi një spital nuk mundi ta pranonte atë për trajtim shkaku i sulmit të hakerëve ndaj sistemit kompjuterik.
Kur ajo arriti në urgjencën e klinikës në Universitetin e Dusseldorf, mjekët nuk mund të kryenin regjistrimin e saj dhe ajo u detyrua të transferohej në një institucion tjetër në Wuppertal.
Tridhjetë serverë spitalorë u enkriptuan dhe ky veprim çoi në dështimin e disa sistemeve spitalore. Në atë moment, institucioni vendosi të mbyllë hyrjen në dhomën e urgjencës , duke shtyrë edhe ndërhyrjet kirurgjikale.
Transferimi i gruas në Wuppertal u bë me vonesë dhe kjo gjë solli dhe vdekjen e saj.
“Hetimet janë ende duke u zhvilluar për të përcaktuar nëse ka një lidhje midis vdekjes dhe sulmit, i cili nëse provohet, mund të ndryshojë akuzën për autorët ” shpjeguan autoritetet.
Në një shënim të lënë në një nga serverat, kriminelët kërkuan një shpërblim prej rreth 900 mijë euro nga Universitetit Heinrich Heine.
Mirëpo, Policia e Dusseldorfit më pas kontaktoi hakerat, dhe i shpjegoi atyre se ata kishin goditur spitalin dhe jo universitetin.
Të vetëdijshëm për gabimin, ata vendosën të tërhiqnin fletën e shpërblimit , duke siguruar çelësin për të deshifruar të dhënat dhe të zhduknin gjurmët e tyre.
Barcelona paraqet ankesë zyrtare në UEFA, lidhur me vendimet...
Ministri i Mbrotjes së Shqipërisë nesër viziton Kosovën
Arrestohet 33-vjeçari për vjedhje në xhamin e fshatit Mirash...
Gordon i hap derën Bayern Munichut
Këto lagje në Prishtinë do të mbesin për 7 orë pa ujë të pre...
Plani i Rritjes, Kurti: Nisin 61.8 milionë euro nga BE për K...