Një nënë u detyrua ta presë ambulancën për gjashtë orë mbi një trotuar të ftohtë, pasi u rrëzua në rrugë dhe theu këmbën. Më pas vdiq në spital pas një infarkti.
Dona Gilbi, nga Uellsi i Britanisë së Madhe, kishte dalë nga apartamenti dhe ishte rrëzuar, duke thyer këmbën.
Familja e 47-vjeçares u kërkoi mediave britanike që të postojnë foton që i bënë gruas në trotuar teksa priti ambulancën për gati 6 orë, ndërkohë që njerëz të ndryshëm e kishin ndihmuar me mbulesa për ta mbajtur ngrohtë.
Babai i gruas thotë se përgjigjja që kishin marrë nga ambulanca kishte qenë: “Kemi një ngarkesë të madhe tani, por do të dërgojmë dikë sapo të jetë e mundur”.
“Pasi pritëm për një orë dhe nuk erdhi njeri, telefonuam sërish. Këtë herë na thanë se po bënin maksimumin, por nuk e dinin se kur mund ta sillnin një ambulancë”, thotë babai i gruas.
Ai thotë se ambulanca erdhi pak para orës 2, ndërkohë që gruaja ishte rrëzuar që në 8:30 të mëngjesit. Megjithatë, gruaja pati një infarkt në spital dhe humbi jetën, duke lënë pas një vajzë 11-vjeçare.
Ky lajm vjen pak javë pasi një fëmijë i vogël u detyrua të shtrihet në tokë, në një tjetër spital në Britani, për mungesë shtretërish./tch/

Galatasaray – Juventus, formacionet zyrtare
Aksion i policisë në veri/ Konfiskohen armë, granata dhe emb...
Thaçi nga Haga: E fitova përjetë lirinë, dhe kudo ndodhem at...
“Vëllai im të dua shumë”, Rama telefonon Thaçin në Hagë
Marshimi historik në Prishtinë, “Liria Ka Emër” falënderon ç...
Gjyqtarët anglezë referojnë ndeshjen Drita – Celje