Gruaja e Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, Emine, përmes mediave sociale ka komentuar në lidhje me luftën Rusi-Ukrainë.
“Si nënë dhe grua, unë ndjek me trishtim dhunën në Ukrainë. Luftërat, të cilat prekin veçanërisht gratë dhe fëmijët, janë pika të zeza në historinë njerëzore. Ashtu si palët në luftë, ata që heshtin dhe mbyllin sytë duhet të jenë përgjegjëse për këtë ndërgjegje të zezë”, ka shkruar ajo, transmeton portal arbresh.info
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se njohja e Luganskut dhe Donetskut nga ana e Rusisë është një akt i papranueshëm, ndërsa ka theksuar se NATO duhet të kishte ndërmarrë një hap më vendimtar kur bëhet fjalë për ndërhyrjen ushtarake ruse në Ukrainë./arbresh.info/
https://twitter.com/EmineErdogan/status/1497677785669718021
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...