
(FILES) This file photo taken on September 26, 2016 shows Donald Trump Jr. in Hempstead, New York. The eldest son of US President Donald Trump is testifying behind closed doors before the US Senate Judiciary Committee on September 7, 2017, on the investigation of possible collusion between the Republican 2016 presidential campaign team and Russia. / AFP PHOTO / Jewel SAMAD
Gruaja e djalit të presidentit amerikan, Donald Trump, ka paraqitur kërkesën për divorc në një gjykatë të Nju Jorkut.
Vanessa Trump dhe Donald Trump Jr. kanë qenë të martuar qysh në vitin 2005. Ata kanë pesë fëmijë.
“Pas 12 vjetësh martesë, kemi vendosur të shkojmë në rrugë të ndara”, transmetojnë mediat amerikane deklaratën e çiftit.
Trump Jr. ka luajtur rol të rëndësishëm në fushatën zgjedhore të babait të tij.
Ai tani bashkëdrejton biznesin familjar me vëllain e tij, Eric Trump.
Trump Jr. po ashtu është bërë subjekt i një hetimi për bashkëpunim të fshehtë midis fushatës së Trumpit dhe Rusisë, në vitin 2016.
Trump mohon çdo bashkëpunim.
Një i plagosur në Mamurras
Peja mposht Prishtinën në derbin e mesjavës
Hapja e fushatës së PDK në Prizren, Bedri Hamza prezanton sh...
Haradinaj prezanton programin qeverisës: Rritje ekonomike e ...
Osmani në samitin BE-Ballkan: S’e paskam vërejtur mungesën e...
Ministri i jashtëm grek pritet të vizitojë Kosovën