Forcat greke të sigurisë plagosën me plumba gome dy emigrantë afganë të cilët po përpiqeshin të kalonin kufirin për të shkuar në vendet e tjera evropiane, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga gazetari i AA-së nga burime të sigurisë, policia greke përdori plumba gome për të parandaluar kalimin e emigrantëve të parregullt në Evropë. Dy shtetas afganë u plagosën.
Emigrantët, të cilët kanë pësuar plagë në pjesë të ndryshme të trupit, u është ofruar ndihmë.
Greqia ka kthyer më parë emigrantët në Egje duke përdorur forcën.
Për shkak të veprimeve çnjerëzore të Greqisë, gjatë stinës së dimrit ka pasur raste të ngrirjes së emigrantëve me përfundim fatal.
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Vdes në moshën 93-vjeçari disenjatori i famshëm italian, Val...
Merz: Evropa do të shmangë çdo përshkallëzim me SHBA