Greqia ka instaluar një gardh dhe sistem vëzhgimi 40 km (25 milje) në kufirin e saj me Turqinë mes shqetësimit për një rritje të emigrantëve nga Afganistani.
“Ne nuk mund të presim, duarkryq, për një valë të mundshme refugjatësh” në tha Ministri i Mbrojtjes së Qytetarëve të Greqisë Michalis Chrisochoidis në një vizitë në rajonin e Evros, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info
“Kufijtë tanë do të mbeten të paprekshëm”, shtoi ai.
Komentet e tij erdhën ndërsa Turqia u bëri thirrje vendeve në Europë që të marrin përgjegjësi për emigrantët afganë.
Në një bisedë telefonike me Kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan tha se numri në rritje i njerëzve që po largohen nga Afganistani mund të përbëjë “një sfidë serioze për të gjithë”.
“Një valë e re migrimi është e pashmangshme nëse masat e nevojshme nuk merren në Afganistan dhe në Iran,” tha Erdogan.
Greqia, e cila ishte në vijën e parë të krizës së emigrantëve në vitin 2015 kur më shumë se një milion njerëz që iknin nga lufta dhe varfëria në Lindjen e Mesme kaluan nga Turqia në BE, ka thënë se mund të kthejë mbrapsht çdo afgan që mbërrin ilegalisht nëpër vend./arbresh.info/
Shkëlqeu me 37 pikë ndaj Pejës, Hellems MVP i javës në Super...
Kurti takohet me Sorensen, flasin për dialogun Kosovë–Serbi ...
Për thirrjet nacionaliste, Vardari dënohet vetëm një ndeshje...
Kurti: LVV nuk e ka një anëtar me librezë partie që synon të...
Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Duhet konsensus politik për...
Marrja e dialogut nën udhëheqjen e MPJD-së shihet si “moment...