Greqia akuzon Turqinë për provokime. Mediat në Athinë shkruajnë se avionë turq janë identifikuar dhe interceptuar në hapësirën ajrore greke.
“Autoritetet greke kanë identifikuar një avion spiun CN-235 dhe 2 avionë ATR-72” shkruan “Protothema” duke shtuar se Athina ka regjistruar deri tani 30 shkelje nga Ankaraja.
Avionët turq, vijon më tej artikulli u identifikuan në përputhje me rregullat ndërkombëtare. Kjo nuk është hera e parë që Greqia akuzon Turqinë për shkelje në hapësirën ajrore, pas atyre detare.
Pas situatës prag lufte që ishin në fund të vitit të kaluar, dy shtetet janë ulur në dialog, por tensioni vijon.
Goditi me grusht kapitenin e ekipit kundërshtar, portieri sp...
Haxhiu fajëson opozitën: Mungesa e tyre prodhon pasoja direk...
Nagavci sërish fton opozitën për pjesëmarrje në seancën për ...
Nis seanca për presidentin, veç VV në sallë
Cakolli: Afati i fundit kushtetues për zgjedhjen e President...
Kaq para do të fitojë Amir Rrahmani me kontratën e re tek Na...