Në mes të tensioneve që janë në kulm dhe paralajmërimeve për luftë nga ana e Turqisë, vendimi i fundit i qeverisë greke për të dërguar ushtarë në ishullin Kastelorizo duket se i ka hedhur benzinë zjarrit.
Në një reagim të fundit, zëdhënësi i partisë në pushtet në Turqi, Omer Çelik e cilësoi vendimin për të dërguar forcat speciale në ishullin në fjalë si një pirateri të kohëve moderne duke theksuar se Greqia do të marrë përgjigjen e duhur për veprimin e kryer.
Greqia dërgoi një ditë më parë një numër të madh ushtarësh në ishullin vetëm 2.8 kilometra përballë Turqisë duke shkaktuar reagim të fortë të Ankarasë. shkruan abcnews.al.
Turqia këmbëngul se në marrëveshjet e mëparshme mes këtij shteti, Greqisë dhe Fuqive të Mëdha është vendosur që ishujt në fjalë të jenë të demilitarizuar.
Prej disa muajsh, Turqia dhe Greqia janë në një situatë konfliktuale me njëra-tjetrën për shkak të pretendimeve në Egjeun Lindor.
Ishulli ku Greqia dërgoi ushtarët është molla e sherrit mes dy shteteve, pasi Turqia këmbëngul se Kastelorizo s’duhet të ketë Zonë Ekskluzive Ekonomike për shkak se ndodhet shumë pranë bregut turk, ndërsa Greqia pretendon të kundërtën.
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...