Komiteti i Vaksinimit të Greqisë, ditën e sotme vendosi të kufizojë përdorimin e vaksinës AstraZeneca për personat mbi 30 vjeç.
Vaksina e zhvilluar në Mbretërinë e Bashkuar, e cila ka qenë nën vëzhgim javët e fundit për lidhjen e saj të mundshme me një pjesë të vogël të rasteve të mpiksjes së gjakut cerebrale, fillimisht ishte kufizuar për njerëzit midis moshës 18 dhe 64 vjeç si rezultat i një mungese studimesh për efektin e saj te personat mbi 65 vjeç.
EMA në një deklaratë tha se programi i vaksinimit me AstraZeneca do të vazhdonte për personat mbi 30 vjeç.
“Komiteti Kombëtar i Vaksinimit, pasi vlerësoi të gjitha të dhënat në dispozicion, ka rekomanduar vazhdimin e programit të vaksinimit me të gjitha vaksinat në dispozicion, përfshirë vaksinën AstraZeneca, për personat mbi 30 vjeç,” tha EMA në deklaratë.
Greqia ka raportuar 288,230 raste dhe 8,680 viktima që nga fillimi i pandemisë.
Vendi ka administruar 378,997 doza të AstraZeneca deri më tani.
Mbi 44 mijë vetura u importuan më 2025, të përdorurat më të ...
Televotim në Big Brother: Brikena dhe Gimbo “kokë më kokë” p...
Rama: Bllokimi i përkohshëm i TikTok-ut solli masa për mbroj...
Vetura e policit të Lezhës hidhet në erë me tritol
Adem Jashari në krye, OVL-UÇK përkujton të gjithë dëshmorët ...
Kurti: Dita e dytë e takimit tërëditor të kabinetit qeverita...