Greqia, e cila ka një komunitet të madh emigrantësh në Ukrainën lindore, thotë se diplomatët në rajon janë vënë në gatishmëri për të ndihmuar komunitetin prej 120,000 personash pas zhvillimeve të fundit.
Pas një takimi urgjent të këshillit të qeverisë për punë të jashtme dhe mbrojtje (Kysea), Athina këmbënguli se ishte “plotësisht e sinkronizuar” me partnerët e saj në BE dhe NATO, duke e quajtur njohjen nga Rusia të republikave të vetëshpallura në Luhansk dhe Donetsk një “shkelje e integritetit territorial të Ukrainës dhe të parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare”.
Një ekip konsullor i përforcuar në Mariupol, qyteti i vijës së parë ku janë kryesisht grekët etnikë, ishte “në një gjendje të vazhdueshme gatishmërie për të ofruar çfarëdo ndihme që mund të jetë e nevojshme,” tha këshilli në një deklaratë.
Zëvendësministri i jashtëm i Greqisë, i ngarkuar me çështjet e diasporës, Andreas Katsaniotis, i tha televizionit shtetëror këtë mëngjes se ndërsa shtetasit grekë, si mësuesit, që jetonin në rajon ishin kthyer në Athinë, grekët etnikë ukrainas me rrënjë në zonë kishin vendosur të qëndrojnë.
“Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për t’i ndihmuar ata,” tha Katsaniotis, duke shtuar se diplomatët u kishin bërë thirrje gjithashtu përfaqësuesve të medias greke të dërguar në Ukrainë për të kontaktuar me stafin konsullor./arbresh.info/
Detaje nga vrasja në Lezhë, gjenden veshjet e përdorura nga ...
Belgjikë, rreth 17 mijë fëmijë kanë prindër të burgosur
Realizohen 46 inspektime, ndalohet puna në 17 vendpunishte t...
Rregulli i ri pritet t’i ‘sakatojë’ futbollistët që mbulojnë...
Zbulohen mbetje mortore në Krushë të Vogël – dyshohet për pe...
Reuters: Kosova në kulm të krizës politike