Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias ka deklaruar se janë “të pakënaqur” për shkak se nuk janë ftuar në Konferencën e Berlinit me temë Libinë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një postim nga Twitteri, Dendias bëri të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me përfaqësuesin e posaçëm të Kombeve të Bashkuara (OKB) për Libinë, Jan Kubis.
Ai tha se përfaqësuesit të OKB-së, Kubis i ka shprehur “pakënaqësinë” që kanë nga vendimi i Gjermanisë për të mos ftuar Greqinë në Konferencën e Berlinit me temë Libinë. Ministri Dendias vuri në dukje se në këtë takim diskutohet edhe çështja e bashkëpunimit me OKB-në për refugjatët libianë.
Konferenca e dytë e Berlinit do të mbahet më 23 qershor. Pikat e axhendës kryesore të Konferencës do të jenë zgjedhjet e përgjithshme dhe tërheqjen e forcave të huaja nga Libia.
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...