Presidentja e Greqisë miratoi kërkesën e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis për shpërndarjen e parlamentit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në 21 maj. Mandati i qeverisë së zotit Mitsotakis pritej të përfundonte zyrtarisht në muajin korrik.
Parlamenti pritet të shpërndahet në 23 prill.
Zgjedhjet vijnë pas tronditjes që shkaktoi në vend përplasja e dy trenave që la pas dhjetra viktima.
Kryeministri grek u takua me presidenten ditën e sotme dhe dorëzoi zyrtarisht aktin që propozonte shpërndarjen e parlamentit.
Presidentja e Greqisë Katerina Sakellaropoulou tha se shpresonte që procesi parazgjedhor të ishte i qetë dhe i frytshëm.
Sondazhet e deritanishme tregojnë se as partia Demokracia e Re e zotit Mitsotakis dhe as partia opozitare Syriza nuk pritet të marrin votat e mjaftueshme për të siguruar shumicën parlamentare./voa
Krimi në Lezhë: Vriten burrë e grua, s’dihet ende motivi
Rilind Nivokazi vazhdon formën e jashtëzakonshme, shënon në ...
Eberl e bën të qartë: Olise është i paprekshëm
Nico Paz rikthehet te Real Madrid, vendimi tashmë është marr...
Fillojnë punimet në rrugën e Korishë-Kabash, investim 4.1 mi...
Dyshohet për dy të vrarë në Lezhë të Shqipërisë