Supermarketet dhe qendrat tregtare do të mbyllen në orën 20:30 duke filluar nga e hëna e ardhshme, ndërkohë që të dielën, më 15 nëntor, ato nuk do të hapen, deklaroi sot ministri grek i Zhvillimit dhe Investimeve, Nikos Papathanasis për transmetuesin publik grek, ERT.
“Në këtë moment rrjedha e furnizimeve është normale dhe ka mjaft produkte, kështu që nuk ka asnjë arsye që ato të hapen të dielën”, tha Papathanasis.
Ai shtoi se sot dhe nesër, supermarketet do të jenë të hapura deri në orën 21:00 dhe të shtunën deri në orën 20:00.
Masa do të zbatohet për gjithë kohëzgjatjen e bllokimit të vendit./ATSh/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër