Greqia është përfshirë nga protesta masive, ku është kërkuar lirimi i dy ushtarëve grekë të ndaluar nga Turqia.
Protestat kanë ardhë në mesin e tensioneve shumë të larta në mes të dy vendeve, transmeton portali arbresh.info
Ushtarët Dimitris Kouklatzis, 27 dhe Angelos Mitretodis, 25 vjeç, u ndaluan 11 ditë më parë, pasi pretendohët se kishin kaluar “zonën e ndaluar ushtarake” në territorin e Turqisë.
Javën e kaluar në një gjykatë në qytetin kufitar turk të Edirne, ku edhe po mbahen në burg të sigurisë së lartë të dy ushtarët, ata kanë hedhur poshtë kërkesën për lirimin e tyre në pritje të hetimeve të mëtejshme.
Qeveria e majtë e Athinës ngriti rastin në NATO dhe te Kombet e Bashkuara gjatë javës së kaluar, duke kërkuar nga dy organet që të ndërhyjnë./arbresh.info/
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës