Policia italiane ka vënë në pranga dy të rinj shqiptarë, 17 dhe 18 vjeç, dhe një 25-vjeçar rumun, pasi kanë grabitur një 18-vjeçar francez në Piazza del Duomo.
Tre të rinjtë e arrestuar, i janë afruar francezit, e kanë rrethuar dhe më pas e kanë qëlluar me shqelma e grushte në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit.
Sipas mediave italiane, ata i kanë marrë iPhone-in, një kartë debitit dhe 200 euro cash. Më pas janë arratisur nëpër rrugët e qendrës duke e lënë turistin shtrirë në tokë, në gjendje të rëndë.
Ky i fundit i është nënshtruar trajtimit mjekësor pas mavijosje të rënda të raportuara në të gjithë trupin./noa/
Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë gjatë orës së fi...
Njoftim nga KEDS për punimet në rrjet për datat 4 – 8 ...
Sa mund të zgjasin rezervat e naftës të BE-së?
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...