Qeveria britanike tha sot se ende dëshiron të përfundojë një marrëveshje tregtare postBrexit me BE-në, pavarësisht negociatave të bllokuara, ndërsa beson se kjo mbetet në dorë të evropianëve.
“Unë ende shpresoj që të kemi një marrëveshje”, tha ministri i Shtetit, Michael Gove, për Sky News.
“Unë e dua një marrëveshje, dua ta arrij vërtet atë, por, për këtë, të dy palët duhet të bëjnë kompromise. Kjo nuk është ajo që po bën BE-ja për momentin”, shtoi ai.
Negociatat tregtare BE-BM u përshkallëzuan të enjten kur vendet anëtare kërkuan në Këshill koncesione nga Londra, ndërsa thanë se donin t’i vazhdonin bisedimet për të arritur një marrëveshje të tregtisë së lirë para vitit të ardhshëm, kur rregullat evropiane të ndalojnë së aplikuari në Britaninë e Madhe.
Por Londra refuzoi plotësisht, duke kushtëzuar vazhdimin e bisedimeve mbi një ndryshim thelbësor të qasjes nga ana e evropianëve.
Duam drejtësi, duam drejtësi! Nuk ka shtet pa rini/ Studentë...
Ulutash pret gjeneralin grek, diskutojnë për sigurinë në Kos...
Protesta e studentëve shqiptarë në RMV, Haradinaj: E drejta ...
Sermaxhaj publikon listën e futbollisteve të ftuara për dy n...
Haxhiu: Don Kelmendi la trashëgimi vlerash për t’u përcjellë
Vincius: Dua të qëndroj shumë vite te Real Madridi