Udhëheqësi i fundit sovjetik, Mikhail Gorbaçov, një ditë para takimit të G20-tës, i ka bërë thirrje Donald Trumpit dhe Vladimir Putinit që të rivendosin besimin mes SHBA-ve dhe Rusisë.
“Është shumë pozitive që po ndodh një takim i tillë, por është e turpshme që po ndodh kaq vonë”, ka thënë Gorbaçov për agjensinë shtetërore të lajmeve ruse RIA Novosti, transmeton portali arbresh.info
“Është humbur shumë kohë që duhet të kompensohet. Ata të dy duhet të punojnë që të rindertojnë besimin”, ka shtuar ai.
Marrëdhëniet mes Moskës dhe Uashingtonit janë në pikën më të ulët.
Gorbaçovi ka krahasuar këtë takim me takimin e tij të parë me homologun amerikan Ronald Reagan, që u zhvillua në Gjenevë me 1985, duke këmbëngulur se disa anëtarë të administratës së Reganit u përpoqën që ky takim të mos zhvillohej./Arbresh.info
Arrestohet presidenti i Fenerbahçes, nën hetim për përdorim ...
Mijëra njerëz mblidhen në Betlehem, ringjallin frymën e Kris...
Shqipëri/ Rriten rastet e dhunës dhe bullizmit në shkolla
Arrestohet 29-vjeçari që vodhi para në një xhami në Ferizaj
Ministri Sallahu nënshkruan Projektkodin e etikës për Eksper...
Po kalon në formë fantastike, Medon Berishës i rritet vlera ...