Qeveria amerikane ka ngritur padi kundër Google, nën pretendimin se kompania ka shkelur ligjin për konkurrencë dhe se ka krijuar monopol në kërkimet në internet dhe reklamat online.
Padia shënon sfidën më të madhe të realizuar nga rregullatorët amerikanë kundër një kompanie të madhe teknologjike ndër vite, transmeton portali arbresh.info
Kjo vjen pas më shumë se një vit hetime dhe në kohën kur firma më e madhe e teknologjisë po përballet me vëzhgim intensiv të praktikave të tyre brenda dhe jashtë vendit.
Google e quajti çështjen “me të meta të thella”.
Kompania ka thënë se sektori i saj mbetet mjaft konkurrues dhe se praktikat e saj i vendosin klientët në radhë të parë.
“Njerëzit përdorin Google sepse ata zgjedhin – jo sepse janë të detyruar ose sepse nuk mund të gjejnë alternativa,” tha ajo.
Akuzat, të paraqitura në gjykatën federale, u ngritën nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA dhe 11 shtete të tjera.
Procesi gjyqësor përqendrohet në miliarda dollarë që Google paguan çdo vit për të siguruar që motori i tij i kërkimit është instaluar si opsioni i paracaktuar në shfletuesit dhe pajisjet siç janë celularët./arbresh.info/
Mbi 44 mijë vetura u importuan më 2025, të përdorurat më të ...
Televotim në Big Brother: Brikena dhe Gimbo “kokë më kokë” p...
Rama: Bllokimi i përkohshëm i TikTok-ut solli masa për mbroj...
Vetura e policit të Lezhës hidhet në erë me tritol
Adem Jashari në krye, OVL-UÇK përkujton të gjithë dëshmorët ...
Kurti: Dita e dytë e takimit tërëditor të kabinetit qeverita...