Avionët amerikanë dhe britanikë goditën të shtunën 18 objektiva të lëvizjes Houthi në Jemen. Reagimi vjen ndërsa grupi militant, që mbështetet nga Irani, i ka shtuar sulmet ndaj anijeve të mallrave në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit. Javën e kaluar një sulm me raketa goditi një anije mallrash duke shkaktuar zjarr në bord.
Duke folur në kushte anonime, zyrtarët thanë se avionët luftarakë amerikanë dhe britanikë goditën objektiva në tetë zona të ndryshme, duke vënë në shënjestër raketat, dronët, platformat lëshuese dhe sistemet e mbrojtjes ajrore të grupit terrorist.
Kjo është hera e katërt që nga 12 janari që ushtria amerikane dhe britanike ndërmarrin operacione të përbashkëta kundër rebelëve Houthi.
Por ushtria amerikane ka zhvilluar sulme pothuajse të përditshme kundër lëvizjes Houthi, në përpjekje për të mbrojtur anijet e mallrave nga sulmet me dronë dhe raketa.
Sulmet amerikane kanë vënë në shënjestër platformat lëshuese të raketave të grupit terrorist ndërsa rebelët përpiqen dëmtojnë transportin detar në Detin e Kuq./voa
VV nominon Fatmire Mulhaxha Kollçakun për presidente të Koso...
Plagoset me armë zjarri 45-vjeçari në Shkodër, detajet e par...
Shefi i IDF: Lufta po hyn në fazën tjetër, do të përfshihen ...
Fatmire Kollçaku raportohet se do të jetë kandidate e dytë p...
AAK-ja s’mori pjesë në seancë, Tahiri: Pamë një improvizim t...
Rrustemi: Seanca mund të nisë edhe me një kandidat