Teherani është urdhëruar nga një gjykatë amerikane që t’u paguajë më shumë se gjashtë miliardë dollarë viktimave të sulmeve të 11 shtatorit, përkundër faktit se rrëmbyesit e aeroplanit ishin shtetas saudit dhe nuk janë gjetur asnjëherë lidhje që implikojnë Iranin.
Të martën, një gjykatës federal në Nju Jork, shpalli Iranin, bankën qendror të vendit dhe Gardën Revolucionare Islamike përgjegjës për vdekjen e më shumë se 1,000 njerëzve në sulmet e 11 shtatorit, transmeton portali arbresh.info.
Si pasojë, gjykatësi i rrethit George Daniels urdhëroi Iranin dhe subjektet e saj që të paguajnë mbi 6 miliardë dollarë kompensim për familjet e viktimave.
Aktgjykimi i padisë kërkon kompensim prej 12.5 milion dollarë për bashkëshort, 8.5 milionë dollarë për prind, 8.5 milionë dollarë për fëmijë dhe 4.25 milion dollarë për vëllezër/motra.
SHBA mund të merrte potencialisht shumën nga miliarda dollarë në asete iraniane që janë ngrirë në SHBA dhe Evropë gjatë viteve. Megjithatë, kjo nuk ka të ngjarë, pasi vendimi shihet si simbolik dhe i pazbatueshëm.
Nuk është hera e parë që Daniels ka lëshuar gjykime të tilla kundër Iranit. Në vitin 2011 dhe 2016, gjyqtari i Nju Jorkut urdhëroi Republikën Islamike të paguante miliarda dollarë për viktimat e sulmeve, të cilat vranë rreth 3,000 njerëz.
Teherani ende nuk ka reaguar ndaj vendimit të fundit, por ka hedhur poshtë më parë akuza të tilla si qesharake, duke pasur parasysh faktin se asnjë nga autorët nuk ishin qytetarë iranianë dhe asnjë hetim nuk kishte gjetur lidhje të drejtpërdrejta me Iranin./Arbresh.info/
Vdes Eliot Engel, mik i ngushtë i Kosovës
Deputetët miratojnë në parim Projektligjin për sigurimet shë...
Kalon projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit pë...
E rëndë në Fushë-Krujë, kunati vret me armë zjarri kunatin
KEDS tregon cilat zona do të mbesin pa rrymë nesër për shkak...
Irani ka dy kushte që duhet plotësuar ShBA-ja nëse do të ulë...