Një gjykatë apeli në Holandë urdhëroi të hënën qeverinë të ndalojë eksportet e pjesëve të avionëve luftarakë F-35 në Izrael, pas një padie të ngritur nga grupet e të drejtave të njeriut që ngritën shqetësime për ofensivën e Izraelit në Rripin e Gazës.
“Është e pamohueshme se ekziston një rrezik i qartë që pjesët e eksportuara të avionëve F-35 të përdoren për shkelje të rënda të ligjit ndërkombëtar humanitar”, tha gjykata.
Izraeli ka mohuar kryerjen e krimeve të luftës në Gazë, ku nisi një operacion ushtarak kundër grupit militant Hamas pas sulmit terrorist të tyre në tetor që vrau 1200 njerëz në pjesën jugore të Izraelit, sipas të dhënave izraelite. Përgjigja ushtarake izraelite ka vrarë më shumë se 28,300 palestinezë, sipas ministrisë së shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi në Gazë, të dhëna që nuk janë konfirmuar nga burime të pavarura.
Gjykata holandeze tha se qeveria duhet të nisë së zbatojë vendimin brenda shtatë ditëve.
Vendimi mund të apelohet.
Holanda ka një depo të pjesëve për aeroplanët F-35, prodhim amerikan, që eksportohen në disa vende./voa
Jashari: Tani ndihem 100% gati për të ndihmuar Milanin
Një punëtor humb jetën në Termocentralin “Kosova B” pas një ...
Begaj në Shkup: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, shembull b...
Rusia dhe Ukraina bien dakord për armëpushim lokal, fillojnë...
Edi Rama mbledh kabinetin qeveritar me ministrat e rinj
ZPS: Thaçi, përmes Fazliut, e udhëzoi Remin si të dëshmonte