Ashtu siç kishte kërkuar Prokuroria, edhe Gjykata gjermane e Verden e dënoi 23 vjeçarin shqiptar me burgim të përjetshëm. Ai vrau bashkëkombësin e tij përpara syve të vajzës minorene në një shkollë publike, shkruan “Der Spiegel”.
Ngjarja e rëndë ndodhi në 9 janar 2017 në një shkollë publike të Visselhövede. Agresori 23 vjeçar, përpara syve të vajzës, qëlloi për vdekje 46 vjeçarin Kujtim Prenga, ish-oficer i Policisë Ushtarake, i cili mesnatën e 30 dhjetorit të vitit 2011 vrau në një lokal me muzikë në Kamëz 28-vjeçarin Armando Frroku. Edhe pse Gjykata nuk e përdori fjalën “gjakmarrje” ose “hakmarrje”, u pa e qartë se dënimi maksimal erdhi për shkak të kësaj vepre, përcjell albinfo.ch.
Viktima
Prenga atëherë 41-vjeçar punonte si roje sigurimi në lokalin me muzikë, kur i riu, i cili dyshohej se ishte nën efektin e pijeve alkoolike pati një sherr për të cilin ndërhyu si roje sigurie Kujtim Prenga. Në sherr e sipër, Prenga qëlloi Armando Frrokun duke e lënë të vdekur. Ai u arrestua pas ngjarjes dhe deri në vitin 2016 ka qenë në burg.
Por vrasja që ndodhi në lokal, për të cilën Prenga u dënua me burg pasoi me një tjetër tragjedi se gruaja e tij humbi jetën rreth 1 vit pas burgosjes së bashkëshortit duke lënë dy fëmijë të mitur jetimë. Ajo vdiq pasi e zuri korrenti.
Në muajt e parë të vitit të kaluar Kujtim Prenga u largua në drejtim të Gjermanisë. Raportohet se ai ishte strehuar në një kamp ku kishte kërkuar azil bashkë me familjen e tij, me frikën e një hakmarrje të mundshme – gjë që fatkeqësisht ndodhi./albinfo.ch
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen